Nxënësit nga Vjena po qëndrojnë për vizitë në qytetin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës Nazif Cungu  priti sot në  takim  nxënësit e shkollës  së mesme të qytetit tonë ,,Vëllazërim –Bashkim,, dhe ate të Vjenes të cilët janë të kyçur në projektin “Mirembajtja e kontakteve dhe lidhjeve, puna nderkulturale ne projektet e dy qyteteve dhe dy shteteve” i cili realizohet me moshatarët e tyre  nga Distrikti 23 i Vjenës. Projekti parasheh  organizimin e  vizitave të ndërsjellta  të nxënësve , që kanë synim  avancimin e marëdhënieve , zhvillimin e  aftësive  ndërkulturore , zotërimin e gjuhës gjermane dhe profesionalizmin e secilit nxënës.

Koordinatore e Projektit është  Prof. Irma Qetkoviq  e cila tha se  kjo formë e  bashkëpunimit  ndihmon që nxënësit tanë  të angazhohen  edhe më  tepër në profesionalizimin e tyre .Po ashtu projekti në fjalë i koontribuon dhe forcimit të marëdhënieve ndërmjet qytetit tonë dhe Distriktit 23 të Vjenës.Vizita e nxënësve nga Austria  është përcjellur  me një sërë aktivitetesh dhe vizita, për tu njohur  së afërmi me  monumentet kulturo historike dhe bukuritë natyrore të qytetit tonë .

Share.