NXËNËSIT NGA GJERMANIA VIZITOJNË ULQININ

NXËNËSIT NGA GJERMANIA VIZITOJNË ULQININ

0

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  pritën në një takim  grupin e nxënësve  nga qyteti  Ludwigshafen i Gjermanisë  dhe mësimdhënësit e tyre.Tashmë, vizita që ata i bëjnë shkollës së mesme të qytetit tonë dhe anasjelltas ka  një traditë afro 15 vjecare. Nxënësit , mysafirë ndoqën  me vëmëndje të dhënat e prezantuara për  qytetin tonë, të kaluarën e tij dhe monumentet e shumta  kulturo historike.Në ditët në vijim  për ta është hartuar një program i vecantë i vizitave. Ata shoqerohen nga  moshatarët e tyre ku dhe janë vendosur.  Shkëmbimi i eksperiencave  tashmë është nevojë dhe imperativ i kohës. Në këto takime  përcmohen  përvojat  për  përmbajtjet mësimore, përgjegjsitë  vetiake të nxënësve  dhe pjesëmarrja  aktive  në mësim dhe  jetën shkollore.

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter