Grupi i nxënësve që u nisen të dielën në mëngjes për Gjermani kanë mbërritur në Freudenstadt sot në orën 12:30. Siç mëson Televizioni Teuta 24 nxënësit janë vendosur tek familjarët e moshatarëve të tyre të cilët vizituan Ulqinin në shtator të vitit të kaluar. “Kemi udhëtuar shumë mirë,dhe këtu kemi hasur në një mikpritje që neve se kemi pritur “ shprehet në bisedën telefonike një nga nxënësit e këtij grupi ,Ajdina Metanoviq .Nxënësit janë të shoqëruar nga tre mësimdhënësit e tyre të gjuhës Gjermane dhe atje do të qëndrojnë 10 ditë.
Nxënësit mbërritën në Gjermani dhe u vendosen tek moshatarët e tyre
Share.