Nxënësit e shkollës në Krajë veçohen për aktivitete të lira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu “ në Krajë, Aishe Gjeçbritaj, është e angazhuar në shumë aktivitete të lira.Në këtë shkollë zhvillohet grupi dramaturg me të rinj,të cilët deri tani kanë shfaqur 16 drama të ndryshme, kryesisht për ditën e mësuesit me 7 mars. Nxënësit kanë afinitet dhe dëshirë të madhe për të luajtur në role të ndryshme.

Krahas dramës në këtë shkollë realizohen edhe aktivitete tjera siç është grupi letrarë me të rinj,të cilët janë shumë aktiv. Çdo vit punimet e tyre publikohen në revistën e shkollës  “Valët “,gjer më tani kanë dal në dritë  22 numra  me  punime të nxënësve.

Si aktivitet tjetër me të cilin udhëheq arsimtarja Aishe Gjeçbritaj   është grupi i recituesëve të rinj,të cilët çdo here kanë korrurr sukses , shpeshhere duke u radhitur në vendin e parë në garat e recituesve të rinj të organizuar nga Fondacioni “Studenti”

Share.