Nxënësit e mësuesit nga trojet shqiptare,nisen drejt takimit me Nishanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vizitën e fundit që Presidenti I Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani pati në Mal të Zi, premtoj se do të ftonte nxënësit dhe mësimdhënësit në trojet shqiptare për një takim në presidencë.Ai e ka mbajtur premtimin,pasi gjatë ditës së premtë një  grup nxënësish  dhe mësimdhënësish  nga shkolla e mesme e qytetit tonë “Vëllazërim Bashkim” u  nisën në një udhëtim disa ditor në disa qytete të Shqipërisë.Ky është një udhëtim i nxënësve shqiptarë jo vetëm  nga Ulqini, por edhe nga Tuzi, Plava, Gucija ,Rozhaja. Mësimdhënësit e përzgjedhur nga Ulqini janë  Rrok Lulgjuraj dhe Kadri Sinani.Lulgjuraj para nisjes, shprehi për televizionin Teuta  falenderime për pritjen e organizuar në presidencën shqiptare.

Qëllimi I këtij udhëtimi është që nxënësit e viteve të treta të njihen  së afërmi me disa nga qytetet e njohura shqiptare.Stacioni i parë do të jetë qyteti i Shkodrës ku do të vizitohet kalaja e Rozafes, do të vazhdohet me qytetin dymijë e pesqindvjeçarë të Durrësit, për të vazhduar më pas me Beratin , qytetin e një mijë dritareve.Takimi me Kreun e shtetit shqiptar Bujar Nishani është parashikuar te dielen në Presidencë në Tiranë.Gjithashtu para nisjes nxënësit dhe mësimdhënësit u takuan edhe nga kryetari I komunës së Ulqinit  Nazif Cungu në kabinetin e tij.Ai i përshëndeti përzemërsisht dhe I i uroj udhë të mbarë i bindur që ata do të dëshmojnë kulturë dhe sjellje shëmbullore.Ky udhëtim në viset shqiptare do të përfundojë me vizitën në Muzeun e Krujës.

I gjithë udhëtimi do të ndiqet dhe filmohet, hap pas hapi nga ekipi I televizionit Teuta,që është i  ftuar në mënyrë të vecantë nga  presidenti Nishani.Ai do te transmetohet i i plotë në ditët në vijim në ekranin e Televizionit Teuta.

Share.