Nxënësit e gjimanzit publik dhuruan gjak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti për Transfuzionin e gjakut i Komunës se Tivarit për të tretën herë me rradhë organizoi në Gjimanzin publik të Ulqinit “Vëllazërim Bashkim”, akcionin e dhurimit vullnetar të gjakut. Nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë treguar gjithmonë interesim dhe humanizëm sa i përket këtij gjesti kaq domethënës prandaj ne kthehemi përsëri këtu për të realizuar një tjetër akcion të suksesshëm, shprehet për Televizionin Teuta specialisti i transfuzionit të gjakut dhe shef i Departamentit per transfuzionin e gjakut në komunën e Tivarit doktor Dragan Radonjiq.

Profesori i biologjisë Osman Shurdha për Televizionin Teuta u shpreh i kënaqur me interesimin të cilin tregojnë nxënësit për dhurimin e gjakut, kësaj rradhe 15 nxënës i plotësuan kushtet e dhurimit të gjakut.

Akcioni i dhurimit vullnetar të gjakut në gjimanzin Vëllazërim Bashkim u realizua me sukses, duke vulosur kështu edhe kulturën e të dhuruarit gjak për të shpëtuar jetë.Aksion i till u paralajmërua edhe për në muajin maj.

 

Share.