Nurkoviq: Nuk do të jem në krye të Partisë Boshnjake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i komunikacionit në Qeverinë e Malit të Zi Osman Nurkoviq, tha për Radiotelevizionin e Malit të Zi se nuk ka qëllim të vijë në krye të Partisë Boshnjake dhe se kryetari aktual Rafet Husoviq nuk do të tërhiqet. Më heret mediat njoftuan se Husoviq planifikon të tërhiqet nga udhëheqja e partisë për shkaqe personale dhe se Nurkoviq shihet si zevendësues potencial.

Nurkoviq tha se të gjitha këto  lajme nuk janë kurrgjë tjetër veçse spekullime mediatike.

Share.