Numri i ri i revistës Gjon Buzuku (video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në duart e lexuesve ndodhet  numri më i ri i revistës  GJON BUZUKU, i 43 me radhë, që ka  kryeredaktor  Profesor Dr. Simë Dobrecin.

Edhe ky numër  lexuesit mund të gjejnë artikuj të ndryshëm nga  kultura, shkenca, historia, etnografia, gjuhësia , folklori.

Që në faqen 3  lexuesi  gjen  një shënim interesant   që ka të bëj me  EPOSIN E KRESHNIKËVE. Në të vërtet, informacioni  i është kushtuar  filmit dokumentar  EPOSI E KRESHNIKËVE , i përgatitur  për UNESCO nga  studiuesi  i njohur  shqiptar Zyber Neziri.Prof. Dr. Hajrullah Koliqi merret me  Lekë dhe Gjergj Pekoliqin, babë dhe bir , shestanas, fisnikë e humanistë. Leka  ka qenë  kryetar  i Komitetit Shqiptar të Shestanit  në vitin 1941, që synonte  bashkimin kombëtar. Revista  në vazhdim  transmeton  nga gazeta e dikurshme RILINDJA, një studim të  Dr. Ibrahim Rugovës  të titulluar KATËR URATA ORIGJINALE TË  BUZUKUT. Shkrimtari dhe  publicisti Gjokë Dabaj  shkruan mbi  15 –vjetorin e vdekjes së Dom Simon Filipajt. Revista boton edhe shkrime tjera aktuale.

Share.