Numri i të infektuarëve në komunën e Ulqinit është më i madh se sa tregojnë të dhënat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq situatën epidemiologjike në Komunën e Ulqinit e vlerësoi të rënduar.Ai tha se kohën e fundit është vonuar me rezultatet e testimeve,por edhe me evidentimin e personave të shëruar,si pasojë e mbingarkesës në Institutin e Shëndetit Publik. Numri i të infektuarëve në Komunën e Ulqinit është më i madh se sa tregojnë të dhënat nga instituti në fjalë.

Nrekiq tha se kohën e fundit në Ulqin ka pasur shumë gëzime familjare dasma dhe tubime tjera që kanë ndikuar në rritje drastike të numrit të të infektuarëve.Sipas kryetarit Nrekiq kohën e fundit ka informata se dasmat disa i kanë transveruar në lokale në Shkodër.Ai tha se është koha kurë duhet të ndërgjegjsohemi për rrezikun që na kanoset e që po merr shumë jetë ,madje edhe të moshave të reja.Për masat e reja të cilat kanë hy në fuqi e që kanë të bëjnë me punën e restoranteve Nrekiq u shpreh se restorantet nuk kanë qenë vatër të infeksioneve dhe se ai nuk ka qenë për mbylljen e tyre.

I pari i Ulqinit u shpreh se virusi korona ka hy pothuajse në çdo institucion,dhe se duhet në maksimum të kemi kujdes dhe ti përmbahemi masave që ka sjellë Trupi Nacional Kordinues.

 

Share.