NUMËR I MADH I DIPLOMAVE TË DYSHIMTA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i madh i lëshimit të diplomave të cilësisë së diskutueshme është një nga problemet më të mëdha të sistemit të arsimit në Mal të Zi dhe zgjidhja e këtij problemi është prioritet i Ministrisë së arsimit, deklaroi ministri i Predrag Boshkoviq. Ai tha se dyshon në cilësinë e këtyre diplomave pasi brenda një afati të shkurtër fakultete të ndryshme lëshojnë një numër të madh të diplomave. Boskoviq shtoi se universitete të tilla ka mjaft në rajon, si në Bërçko, Prilep, Novi Pazar, Aleksinac, Bujanoc e tjerë. Për këtë arsye ministri i arsimit Predrag Boskoviq më 27 të këtij muaji në Podgoricë do të bisedojë me ministrat e arsimit të Serbisë dhe Republikës Serbe, kurse 3 ditë më vonë me ministrin e arsimit të Kosovës. Ndërsa në fund të muajit gusht do të takohet edhe me përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit të Bosnje Hercegovinës.

Share.