Numanoviq: Demarkacioni nuk do të na ndajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi do ta respektojë marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën, të nënshkruar në gusht të viti të kaluar, kështu ka deklaruar në një intervistë për Indeksonline, Suad Numanoviq, ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Millo Gjukanoviqit.

Derisa subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën po kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje, Numanoviq thotë se nuk ka asnjë arsye të bëhet një gjë e tillë. “Nuk kemi asnjë arsye që mos të respektohen pikat kufitare që janë propozuar dhe të cenohet fqinjësia e mirë që e ka Mali i Zi me Kosovën. Pra, shtetet duhet të punojnë me njeri tjetrin dhe jam i sigurt se ky demarkacion nuk do të na ndajë, por përkundrazi do të na bashkojë më shumë”, ka thënë ai.

Ministri Suad Numanoviq, i cili po qëndron sot në Kosovë, merr pjesë në konferencën e pestë ndërkombëtare ndërfetare në mesin e mbi 300 pjesëmarrësve të ndryshëm nga bota. Sipas tij, kjo konferencë ka rëndësi të veçantë në luftën ndaj ekstremizmit fetar.

Share.