Nuk u lejuan të hyjnë në Mal të Zi: Punëtorët nga Shqipëria bllokuan pikë-kalimin kufitar Bozhaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup punëtorësh nga Shqipëria kanë bllokuar pikë-kalimin kufitar Bozhaj për më shumë se një orë mëngjesin e sotëm, pasi policia malazeze i ktheu ata për shkak të testeve të jo valide të coronavirusit.

Siç raporton gazeta malazeze “Vijesti” si pasojë e kësaj janë krijuar kolona automjetesh në të dy anët e kufirit, transmeton Telegrafi.

Këta punëtorë shkojnë në Mal të Zi çdo mëngjes për të punuar. Por, sot ata ishin ndaluar sepse nuk kishin certifikata të vlefshme të testetve coronavirusit, për të hyrë në Mal të Zi.

Nga sot, vetëm personat që plotësojnë kushtet nga Certifikata Kombëtare Dixhitale COVID do të mund të hyjnë në Mal të Zi.

/Telegrafi/

Share.