Nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendosi që të mos miratojë kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në 2 vendvotime në Komunën e Ulqinit dhe 4 në Komunën Urbane të Tuzit. Ankesa për përsëritjen e vendvotimeve u paraqit nga koalicioni “Me një qëllim” dhe u përkrah edhe nga antarët e dy koalicioneve tjera shqiptare, përveç katër vendvotimeve në Tuz, ku përfaqsuesi i Lidhjes Demokratike Shqiptare votoi kundër.

Kërkesa nuk kaloi pasi u votua prej vetëm 9 anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nga 15 që nevojiteshin.

Share.