NUK PËRDORET GJUHA SHQIPE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në Kuvendin e Komunës së Tivarit, Doktor Ismail Doda, në një prononcim për VOA thekson një anomali që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në përgjithësi në këtë komunë,por,përveç institucioneve  publike, Doda thekson  edhe  objektet dhe për ritet fetare.
”Në institucionet përkatëse nuk përdoret fare gjuha shqipe. Arqipeshkvia e Tivarit ka mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, kurse mesha nuk lejohet, qoftë edhe nga refuzimi i vet  besimtarëve, të bëhet në gjuhën shqipe. Xhamia që është hapur  nuk ka asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe edhe pse 50% janë të besimit islam  të përkatësisë shqiptare”, deklaron Doda.

Share.