Nuk ka rreziqe nga të kthyerit nga fushëbetejat e huaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëntë nënshtetas të Malit të Zi të kthyer nga fushëbetejat e huaja e që kanë luftuar në anën e grupeve militante islamike, janë nën kontroll të përhershëm të shërbimeve malazeze të sigurimit dhe nuk paraqesin kërcënim për siguri, kanë vlerësuar shërbimet kompetente shtetërore.

Sipas të njëjtave burime, 4 të kthyer janë nën hetimet e policisë dhe të prokurorisë. Deri tani në fushëbetejat në Siri kanë vdekur tre nënshtetas të Malit të Zi.

Para një viti Mali i Zi ka miratuar ndryshimet e ligjit me të cilin dënohet shkuarja e nënshtetasve malazeze në fushëbetejat e huaja si dhe çfarëdo forme e përkrahjes dhe e ndihmës për pjesëmarrësit e fronteve jashtë Malit të Zi.

Share.