“Nuk je Presidenti im”, amerikanët shpërthejnë në protesta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Barack Obama pritet të zhvillojë një takim me pasardhësin e tij Donald Trump në Dhomën Ovale, për bisedime që kanë për qëllim sigurimin e një trazicioni sa më të qetë të pushtetit. Megjithatë, me mijëra demonstrues dolën rrugëve në disa qytete, për të kundërshtuar zgjedhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.Ata thërrisinNuk je Presidenti im”, një slogan që po përdoret gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Trump do të bëhet Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi siguroi një fitore befasuese ndaj Hillary Clinton. Obama, i cili e kishte cilësuar si “të papërshtatshëm” Trump për postin e presidentit dhe bëri fushatë kundër tij, i bëri thirrje amerikanëve të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të së martës. Edhe kandidatja demokrate Clinton i tha mbështetësve që t’t jepnin Trump një shans për të drejtuar vendin. Në Portland, Oregon disa protestues dogjën flamuj dhe bllokuan përkohësisht autostradën. Demonstrata pari edhe në Philadelphia dhe San Francisco

Share.