Nuk jam dhe nuk do të jem tradhtar i shtetit dhe i kishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka deklaruar se askurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë tradhtar i kishës dhe i shtetit të vet, dhe as i popullit të vet. Duke folur për nënshkrimin e kontratës bazë me Kishën Ortodokse Serbe, Krivokapiq në intervistën për portalin e gazetës “Dan” thotë se dëshiron një marrëveshje e cila do ti kënaqë të dy palët. “Nga këto shkaqe kemi kujdes të shtuar që me Kishën Ortodokse Serbe të nënshkruajmë një kontratë e cila në tërësi do të jetë e harmonizuar me kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi, sepse në këtë mënyrë i mbrojmë interesat vitale të kësaj kishe dhe interesat e shtetit të Malit të Zi”, ka theksuar Krivokapiq. Duke komentuar faktin se FD kërkon rikonstruktimin e Qeverisë, por pa të si kryeministër, Krivokapiq ka shtuar se qeveria nuk pranon të jetë instrument i dëshirave të një pjese të caktuar të përfaqësuesve të pushtetit ligjdhënës. Ai ka përkujtuar se deputetët në Parlamentin e shtetit gëzojnë të drejtën që të iniciojnë çështjen e votëbesimit ndaj qeverisë.

Share.