Nuhiu: Deçiqi skuadër agresive me lojtarë cilësorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri I klubit “Drita”Ardian Nuhiu  në prag të ndeshjes me KF “Deçiq” nga Tuzi, tha se  tanimë e njohim kundërshtarin  dhe bëhet fjalë për një  skuadër agresive, skuadër e cila punon si grup,por brenda vetes ka edhe individ cilësorë.

“Rezultatin nuk e shoh aspak si favor, do te jetë një ndeshje krejtësisht tjetër, një ndeshje e fortë por kam besim te grupi, do të mundohemi ta menaxhojmë ndeshjen shumë mire. Fudbollistët  do të bëjnë maksimumin sepse edhe objektivi I skuadrës është që të kalojë më tutje.  Ekipi I Dritës tash 4 vite radhazi merr pjesë në gara ndërkombëtare, vitin e kaluar ishim në Champions League  dhe pastaj  vazhduam në ligat e Europës, kurse këtë vit mbaruam të dytët  dhe jemi në Conferenc league. Nuk diskutohet është experience e mirë por e di që në këto nivele nuk ka kundërshtarë të dobët dhe duhet çdo ndeshje të analizohet mirë dhe të përgatitet në mënyrën më të mirë. Nuk diskutohet, këtë  vit ne e kemi përcjellur Deçiqin I cili ka ardhur nga liga e dytë dhe menjëherë ka shkruar histori, e dimë që bëhet fjalë për një skuadër shumë cilësore  e cila ka arritur brenda një  viti këtë sukses. Ne kemi përgatitur ndeshjen që të marrim më të mirën, kurse atë vëllazëroren  do ta lemë pas ndeshjes, përfundoi trajneri Nuhiu.

Share.