Nrekiq nuk pajtohet me Bajraktarin: S’ka rrezik për realizimin e investimeve në ujësjellës dhe kanalizim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy projektet kapitale për rregullimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit të Ulqinit, të cilët të dy së bashku kapin shifrën afër 25 milionë euro, tani duhej të kishin përfunduar. Por megjithëse fillimet e këtyre projekteve datojnë që nga viti 2013, me marrëveshje të nënshkruara në vitin 2015, ato akoma nuk kanë filluar. Në Lëvizjen qytetare URA thonë se projekti më i madh, ai prej afër 20 milionë euro, rrezikohet seriozisht.

Bajraktari arsyet për këto vonesa i sheh në shkaqe politike por edhe në mungesën e efikasitetit të administratës lokale. Megjithatë, kryetari i  komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, thotë se asnjëri nga këto projekte nuk rrezikohet, megjithëse ka vonesa në realizimin e tyre

Deri tani është e sigurtë se fillimi i realizmit është vonuar për 5 vite, dhe se grejs periudha është humbur. Kjo do të thotë se prej fillimit të vitit tjetër, Komuna duhet të fillojë me pagesën e kësteve të kredisë, pa marrë parasysh se projekti nuk ka përfunduar.

 

Share.