Nrekiq: Nga bllokimi dalim ditët e ardhëshme. Deri në fund të vitit së paku 3 rroga për të punësuarit

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha për TV Teuta se me përfundimin e ankandit për shitjen e tokës në Pyllin e Pishave, ku ofertuesi i vetëm ishte Qeveria e Malit të Zi, janë krijuar të gjitha kushtet që Komuna të dalë nga bllokada dhe të fillojë funksionimin normal. Në ankand përfaqësuesi i Qeverisë ofroi 3.55 milionë euro, të cilat sipas Nrekiq do të mjaftojnë për shlyerjen e pjesës së mbetur të borxhit, kurse do të kërkohet edhe pagesë nga Fondi i Egalizacionit, prej ku shpresojnë të marrin rreth 1 milion euro. Me këto mjete Komuna synon që deri në përfundim të këtij viti të shpërndajë së paku 3 rroga për të punësuarit.

Share.