Nrekiq: Komuna në bllokadë,nga llogaria deri tani janë marrë  250 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Llogaria e Komunës së Ulqinit nga java e kaluar është në bllokadë  për shkak të borxhit ndaj Drejtorisë Tatimore me vlerë prej  305 mijë euro , deklaroi për TV Teuta kryetari I Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq

Nga llogaria e Komunës deri tani janë marrë rreth 250 mijë euro. Deri tek bllokimi ka ardhur pasi Komuna vonoi me shlyerjen e obligimeve ndaj Drejtorisë Tatimore në bazë të kontratës për reprogram të borxhit me vlerë të përgjithshme prej 5,93 milion euro.Të punësuarit në Komunë kanë marrë pagën e tetorit ,mirëpo Nrekiq shprehet se do bëjnë përpjekje që edhe rroga e nëntorit të shlyhet para vitit të ri.

Situata e rënduar financiare u dobësua edhe më shumë nga pasojat e Covid 19,kështu që gjendja në Ndërmarrjet ku Komuna është themeluese nuk është e njëjtë si të punësuarëve në Komunë.

Sa i përket situatës epidemiologjike në Komunën e Ulqinit i pari i Komunës shprehet se tani është një situate pakë më e qetë,por prap se prap numri i personave aktiv është shumë i lartë.Virusi nuk ka lënë pa depërtuar në asnjë institucion.

 

Share.