Nrekiq: Kolicioni do të vazhdojë deri në fund të mandatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Loro Nrekiq, tha për televizionin Teuta se në periudhën e ardhshme nuk pret probleme në funksionimin e koalicionit të pushtetit lokal, dhe se puna e tij do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Ai shtoi se koalicioni aktual është formuar për të mirën e Ulqinit dhe se do të vazhdojë punën e tij në realizimin e qëllimeve të caktuara.

Nrekiq për të hënën ka thirur mbledhjen e Kuvendit Komunal, në të cilën pritet të diskutohen mjaft pika interesante, ndër to edhe llogaria përfundimtare për vitet 2014 dhe 2015.

Share.