Nrekiq: Dy investimet madhore në infrastrukturë do të fillojnë gjatë këtij viti

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, njoftoi se dy investimet madhore në infrastrukturë, ai në kanalizim dhe ujësjellës, të cilët janë në përgatitje prej rreth 5 vitesh, do të duhet të fillojnë gjatë këtij viti. Nënshkrimi i kontratës për investimin në kanalizim u nënshkrua në muajin shtator por punimet akoma nuk kanë filluar, kurse për investimin në ujësjellës, pritet që procedurat të përfundojnë në pjesën e parë të këtij viti. Të dy investimet e tejkalojnë shumën prej 20 milionë euro.

Share.