NP “Veprimtaritë komunale”: Gjendja në azil nuk është ashtu siç paraqitet në rrjetet sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të fotografive nga azili i qenve në Ulqin, në të cilat shihet se qentë janë të lënë pas dore, pa ujë dhe pa ushqim të rregullt, kanë reaguar edhe nga ndërmarrja “Veprimtaritë komunale”, e cila kujdeset për këtë azil. Sipas zv.drejtorit, Beqir Sella, gjendja në azil nuk është asht siç është paraqitur në rrjetet sociale dhe se për qentë aty kujdeset veterineri dhe tre të punësuar.

Azilin e vizituan edhe ekipi i TV Teuta të cilëve të punësuarit u thanë se publikimet në rrjete sociale janë dezinformime dhe se qentë që vërehen aty janë qentë e sëmurë që në azil sillen pothuajse çdo ditë. Edhe veterineri Çedomir Ziranov, tha se e kanë evidentuar gjendjen në azil dhe se ajo nuk është e keqe, edhe pse ka hapsirë për përmirsime. Nga ndërmarrja komunale i ftojnë edhe qytetarët që personalisht të vërtetojnë gjendjen në azil dhe të mos jenë viktimë e dezinformimeve.

Share.