NP “Të Mirat Detare”: Aktivitet për revitalizimin e dunave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” në plazhin Evropa organizoj promovimin e realizimit të aktiviteteve për rehabilitimin e dunave të rërës në Mal të Zi. Aktivitetet për mbrojtjen dhe rivitalizimin e dunave të rërës në vendndodhjen e zgjedhur në Plazhin e Madh në Ulqin, të cilat u kryen në 6 muajt e fundit në kuadër të projektit “Welcome” u realizuan me sukses, thotë kryetari i bordit drejtues të kësaj ndërmarrje Xhaudet Cakuli.

Projekti “Welcome”  është zbatuar në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA Interreg për Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, që ka për qëllim menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave detare, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, të gjitha për të adresuar problemin e mbeturinave detare, i cili është gjithnjë e më i theksuar në këtë fushë, thotë

Plazhi Evropa ishte plazhi ku u realizua projekti “Welcome”.

Disa aktivitete të rëndësishme janë realizuar në plazh të madh në 6 muajt e kaluar spjegon

Instalimet artistike së bashku me gardhe prej druri, vendkalime dhe pajisje të tjera kontribuojnë në mbrojtjen e pjesëve të rrezikuara të dunave të rërës duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbeturinat nga deti.

Të rinjtë kanë dhënë kontributin e vet në relizimin e këtij projekti.

Ndërmarrja “Të mirat detare” planifikojnë edhe projekte të tjera të këtij lloji.

Share.