NP “Të Mirat detare”: Aksion për mbledhjen e mbeturinave në plazhe

NP “Të Mirat detare”: Aksion për mbledhjen e mbeturinave në plazhe

0

Në kuadër të projektit “Mirë se vini” të programit Interreg IPA CBC për Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, Ndërmarrja publike për menaxhimin e zonës bregdetare në bashkëpunim me OJQ “Rrjeti i Gjelbër “,  gjatë javës së kaluar ka realizuar veprimtarinë e mbledhjes dhe përzgjedhjes së mbeturinave në plazhe të caktuara. Aksioni u krye në Plazhin e Madh në Ulqin, plazhin e Beçiqit në Budva dhe atë në Igalo të  Herceg Novit. Mbeturinat nga këto plazhe janë mbledhur në mënyrë kolektive për të lejuar riciklimin e materialeve si druri, plastika, qelqi dhe alumini.

Rezultatet e hulumtimit të mbeturinave të mbledhura në plazhet e lartpërmendura tregojnë se sasitë dhe llojet e mbeturinave ndryshojnë, dhe se në gjitha plazhet janë mbeturinat dominuese janë nga plastika. Pjesa më e madhe e mbeturinave u mblodh në Herceg Novi, kurse më së pakti në Budva. Mbeturinat e mbledhura do të analizohen dhe kategorizohen nga Instituti i biologjisë detare, i cili është edhe partner në këtë projekt.

Please follow and like us: