Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, mposht serben Perisic

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nora Gjakova është përballur me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Nora Gjakova është ndeshur në kuadër të Rapechage ndaj xhudistes serbe, Marica Perisic.

Gjakova u mposht në gjysmëfinale nga kanadezja, Klimkait dhe në Rapechage u përball me serben Perisic për medaljen e bronztë, shkruan lajmi.net.

Perisic u ndëshkua me një karton të verdhë në min 2:39 të raundit të parë, ndërsa Nora dukej tejet e motivuar për ta fituar duelin.

Nora e detyroi me një lëvizje Perisicin të marrë edhe një karton të verdhë në min 1:40.

Në fund të kohës së rregullt, Nora doli triumfuese ndaj Perisic duke fituar medaljen e brozntë në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest

Share.