Nju Jork: Përplasje fizike mes mërgimtarëve shqiptarë dhe stafit të regjisorit serb

0

Shfaqja e filmit dokumentar  “Pesha e zinxhirëve 3”,  nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm pra kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosoves– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova , paraqitet me një imazh të keq dhe joreal. Situata eskaloi pas provokimeve dhe u desh ndërhyrja e policiës amerikane të cilët vendosën barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjestarve te komunitetit serb. Në protestë ishte edhe asambleisti shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Share.