BE “njeh” Çështjen Çame

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paketa e Ministrit të Jashtëm te Shqiperise  Ditmir Bushati për adresimin e çështjeve të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka marr bekimin e Komisionit Europian.Një fakt të tillë e ka bërë me dije komisioneri Johannes Hahn, në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ku ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.

Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe çështjen çame.

Share.