Një vit nga formimi I Rrjetit politik të gruas në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në politikë, nëse don që diçka të thuhet-pyet burrin, e nëse don që diçka të bëhet-pyet gruan”, ka deklaruar Margaret Taçer, gruaja e pare kryeministre e Britanisë së Madhe.

Gratë nga 16 subjekte politike në Mal të Zi në nëntor të vitit të kaluar, në kohën e krizës më të madhe politike dhe bojkotit të parlamentit, kanë formuar Rrjetin politik të gruas, me mbështetje të parezervë të Delegacionit Evropian dhe të Zyrës së UNDP-së në Podgoricë.

Rrjeti politik I gruas menjëherë ka filluar me punën ndoshta më të vështirë në Mal të Zi-ndyshimin e paragjykimeve dhe stereotipeve, me qëllim të arrites së barazisë gjinore dhe të zhvillimit të politikës së mundësive të njëjta. Në fillim kemi grumbulluar përfaqësueset e të gjitha partive,kemi dëshmuar se edhe kundërshtarët më të mëdhenj politik mund të punojnë së bashku,me qëllim që edhe në praktikë të arrihet barazia gjinore në mes të meshkujve dhe femrave, e drejtë e cila është e garantuar me Kushtetutë.

Rezultati janë kërkesat e përbashkëta të grave nga të gjitha subjektet politike me të cilat kërrkohen ndryshimet në Ligjin mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve: Vendosja e kuotave prej 40% të femrave në listat zgjedhore; të jetë obligim ligjorë që në renditjen e listave zgjedhore në mesin e çdo tre kandidatëve, duhet të jetë së paku një grua; masat e përfaqësimit të barabartë të femrës dhe mashkullit në organet e implementimit të zgjedhjeve.

Rrjeti politik I gruas ka kërrkuar edhe ndryshime në Ligjin mbi finansimin e subjekteve politke dhe fushatave zgjedhore, me të cilat janë parashikuar edhe favorizime financiare për parti,në mënyrë që do të ketë më shumë mjete financiare për secilin vend të deputetes, si dhe për mbështetje financiare organizatave të femrave brenda partisë.

Nga formimi e deri më sot, Rrjeti politik I gruas ka zhvilluar bisedime gati me të gjithë liderët  e partive politike, e poashtu në të gjitha takimet të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Delegacionit të UE-së dhe sistemit të KB-së në Mal të Zi.

Janë mbajtur takimet me liderin e SD-se Ivan Brajoviq, kryetarin e URA-s  Dritan Abazoviq, liderin e Demosit Miodrag Lekiq, kryetarin e PB Rafet Husoviq, kryetarin e SNP-se Vlladimir Jokoviq, liderin e  LP Andrija Popoviq, kryetarin e  SDP-se Ranko Krivokapiq, liderin e DPS-se Millo Gjukanoviq, kryetarin e UCG Goran Daniloviq, kryetaren e HGI-se Marija Vuçinoviq, lideret e DF-it Millan  Knezheviq, Andrija Mandiq dhe  Nebojsha Medojeviq.

Me 17 tetor 2018, Rrjeti politik I gruas ka përgatitur një mbrëmje festive në të cilën ka prezantuar rezultatet e punës së deritashme dhe ka paralajmëruar fushatën e ardhshme për avancimin e gjendjes së gruas në jetën politike, ekonomike dhe familjare.

Në këtë aktivitet kanë marrëpjesë rreth 200 zyrtarë, duke përfshirë edhe kryetarin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq, kryetarin e Parlamentit Ivan Brajoviq, liderët e partive politike, ministra/e, deputet/e, politikanë/e, aktiviste, si dhe përfaqësues të bashkësive ndërkombëtare dhe mediave, kurse në takim të pranishëveu është drejtuar ambasadori Aivo Orav, shefi I Delegacionit të UE në MZ.

Në fushën e përforcimit ekonomik të femrave, Rrjeti politik I gruas ka inicuar akcionin për vendosjen e mekanizmave për përkrahjen e sipermarrjeve për femra në nivel local, e cila ka filluar që nga dhjetori I vitit 2017 me conference në të cilën kanë marrë pjesë më se 150 këshilltare nga mbarë Mali I Zi.

Një muaj pas nisjes së akcionit, pas një sërë takimesh, analizash dhe lobimesh – kemi arritur sukses, sepse së pari 6 dhe pastaj edhe 2 komuna, në buxhetet e veta kanë vendosur linjat e posaçme buxhetore për sipermarrjet për femra, dhe për këtë kanë ndarë 120 mijë euro. Janë në pyetje mjetet e pakthyeshme të cilat femrave në mbarë Malin e Zi ju mundësojnë që të fillojnë bizneset e veta të vogla.

Rrjeti politik I gruas pret që në bisedimet e ardhshme me kryetart e komunave tjera, përforcimi ekonomik I femrave, nëpërmjet të programit të sipërmarrjeve për femra, të bëhet pjesë përbërëse e të gjitha buxheteve lokale.

Rrjeti politik I gruas, një vëmëndje të posaçme I kushton edhe mbrojtjes së gruas nga dhuna, dhe në këtë aspekt janë mbajtur takime me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi Zoran Pazhin dhe ministrin e punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq, në të cilat është dakorduar se do të punohet së bashku në ndryshimin e ligjeve të cilat kanë të bëjnë me këtë lëmi.

Në vitin e pare të egzistimit, është realizuar edhe vizita në Parlamentin Evropian në Bruksel, gjatë të cilit delegacioni I Rrjetit politik të gruas është takuar me Eduard Kukan-kryesuesin e Grupit Punues për Ballkanin Perëndimorë, Çarls Tanok-raportuesin e Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Livia Jarok- nënkryetarja e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimorë,  David Martin – kryesuesin e Këshillit parlamentarë për stabilizim dhe asocim në mes të Malit të Zi dhe UE-se, me një numër të madh të zyrtarëve të Parlamentit Evropian, nga të cilët është fituar mbështetje e aktiviteteve për avancimin e pozitës së gruas në Mal të Zi.

Në vitin e parë të egzistimit Rrjeti politik I gruas, ka treguar se si mund të tejkalohen dallimet politike për hir të të mirës së përgjithshme, se si kultura politike hap dyert e marrëveshtjes politike dhe se si më shumë koncenzus dhe zgjidhje cilësore, ju sjell të mira të gjithëve.

Kemi treguar se Mali I Zi me përkrahje të Rrjetit politik të gruas, po bën hapa të mëdha demokratike dhe po investon në të ardhmen e vetë evropiane.

Në Mal të Zi, pas formimit të Rrjetit politik të gruas, asgjë më nuk është e njëjtë!

 

Share.