Një rrugë të thirret Ognjen Rakoçeviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fondacioni Akter ka nisur një peticion online, në të cilën kërkohet që një rrugë e Podgoricës   të bartë emrin e Ognjen Rakoçeviqit,djaloshit autik i cili në moshën 11 vjeçare është mbytur në Moraçë.

Qëllimi i iniciativës është  që të tërheqë vëmendjen për nevojën e përmirsimit të cilësisë të jetës, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave me autizëm, dhe  familjarëve të tyre.

Rruga dedikuar  Ognjenit do të kishte ruajtur nga harresa solidaritetitn dhe unitetin e paparë të qytetarëve të Malit të Zi në kërkim të këtij heroi të ri.

“Ognjeni është bërë  simbol human  i Malit të Zi ndërsa viktima e tij paralajmëron  shoqërinë tonë  për luftën nëpër të cilën kalojnë fëmijët me aftësi të kufizuara ,por edhe familjet e tyre”–thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë të Fondacionit AKTER

Iniciativa do të dërgohet në adresë të organeve kompetente të kryeqytetit.

Share.