Një pjesë e Totoshit rrezikon përmbytje nëse nuk pastrohet kanali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa nga banorët e një pjese të lagjes Totosh, pranë banesave të të cilëve kalon kanali i njohur si Molina, janë të shqetësuar se reshjet e shumta që priten këto ditë, mund të sjellin edhe përmbytje. Në këtë pjesë gjerësia e kanalit është e mjaftueshme, kurse si masë tjetër mbrojtëse ata kanë investuar edhe në ngritjen e anës së murit, por problem paraqet bllokimi i rrjedhës së ujit nga mbeturinat dhe bimësia.

Ata nuk pranuan të prononcohen direkt, por thonë se në ditët e fundit të vitit që sapo kaloi, gjendja ishte kritike dhe munguan vetëm disa centimetra që niveli i ujit të kapërcente pragun, çka do të sillte edhe përmbyjten e shtëpiave.

Ata kërkojnë nga organet komunale, që të ndërhyjnë për të pastruar kanalin, para se situata me reshje të përkeqësohet dhe si rezultat të vijë deri tek përmbytjet, të cilat do të shkaktonin dëme të mëdha në banesat përreth.

Share.