Një numër i klubeve sportive nga rajoni përgatitën në Ulqin

Një numër i klubeve sportive nga rajoni përgatitën në Ulqin

0

Në pauzën midis dy pjesëve të kampionatit, në terrenet sportive “Causheviq” janë duke kryer përgaditjet dimërore një numër i klubeve të futbollit nga Mali i Zi dhe rajoni. Këto ditë në qytetin tonë qëndrojnë  futbollistët e klubit  “Tuzla City”, por edhe ato të “Buduqnost”. Trajneri i FK “Tuzla City” Sllobodan Starçeviq  tha për TV Teuta se në klubin e tij janë të kënaqur me kushtet në Uqin., mendim i ngjashëm me atë të drejtorit sportiv të “Budućnostit” Risto Lakić, i cili thotë se kushtet për punë janë solide por që nuk kanë ndryshuar shumë nga koha kur ai ishte vetë futbollist i këtij klubi.” Kushtet janë të mira, por mendoj se duhet të ketë  më shumë investime pasi ky vend ka kushte të jetë qendra e përgatitjeve dimërore në Mal të Zi”, thotë Lakiq.

Please follow and like us: