Një minut heshtje për viktimat e termetit të vitit 1979

Një minut heshtje për viktimat e termetit të vitit 1979

0

Me rastin e 40 vjetorit të termetit të vitit 1979, Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka organizuar mbledhje të rastit, në të cilin kryetari dr Ilir Çapuni në fillim të mbledhjes të pranishmit I ftoi për një minutë heshtje, për nderë  të viktimave të asaj kohe.

Kryetari Çapuni në fjalën e tij të rastit, tha se kjo mbledhje ka për qëllim disa shtresa: “Duam të kujtojmë jetët e humbura, të kujtojmë Ulqinin e vjetër, të nderojmë solidaritetin, të mësojmë nga e kaluara, tu tregojmë të gjitha këto gjëra brezave të rinj, dhe duam të mos harrojmë asgjë”, deklaroi Çapuni.

Panelistë të mbrëmjes ishin edhe dr Gano Karamanaga, I cili në atë kohë ishte drejtor I Shtëpisë së shëndetit, gazetari I mirënjohur I Pobjedes Aleksandar Janjinoviq, të cilët sollën rrëfimet e veta nga pozicioni që mbulonin në atë kohë, si dhe Shefqet Luca I cili rrëfeu momentet e asaj dite nga ngjarja e tij personale,rrëfimin qe e kujton nga femijeria, edhe pse ai thotë se emocionet e njëjta, I ndien sa herë  që e tregon ngjarjen.

Të pranishëmve iu drejtua edhe udhëheqësja e Arkivit të Ulqinit Lilana Bullatoviq, kurse fjalën përfundimtare e mbajti kryetari I Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Më gjerësisht sonte në Kronikën e Ulqnit.

Please follow and like us: