Një i ri u vra në një përleshje në Nikshiq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëzet e tre vjeçari  MV u vra sot në një përleshje të ndodhur në Nikshiq,  kanë njoftuar nga Drejtoria e Policisë.

Ata kanë thënë  se kanë dyshime se  L.K. (27) i ka shkaktuar lëndime me thikë M.V., i cili është transportuar për tu dhënë ndihmë mjekësore  ku nuk i ka rezistuar plagëve të marra.

“I dyshuari hyri në ambientet zyrtare të policisë, ku u privua nga liria.  Në proces janë masat dhe veprimet e mëtejshme policore- dhe të prokurorisë ”  Kanë kumtuar nga Drejtoria e  Policisë.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Nikshiq, Marko Mitroviq, ka thënë se i riu u soll me ambulancë në një gjendje të rëndë të përgjithshme dhe pa vetëdije.

“Pacienti ishte pa presion të matshëm të gjakut ,dhe puls periferik ,dhe kishte një plagë me thikë në pjesën e gjoksit me dëmtime të mëdha të mushkërive dhe zemrës. “U bë kullimi urgjent i gjoksit, i cili ishte mbushur me gjak, por i riu shumë shpejt iu nënshtrua plagëve”, tha Mitroviq.

Share.