Nisin hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit. SPAK përmes një shkrese dërguar sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjatës ka konfirmuar nisjen e hetimeve. Ndër të tjera në shkresën e siguruar nga Top Neës, bëhet me dije se dhe kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal. “Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Share.