Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Gjelosh Gjokaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Nishani u shpreh ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta personale dhe institucionale për ndarjen nga jeta të piktorit, artistit dhe akademikut shqiptare, Gjelosh Gjokaj.

“Me keqardhje të parrëfyeshme dhe dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga gjiri ynë tëpiktorit të rrallë, artistit të talentuar me shpirt të madh, njeriut dhe akademikut të shquar të Kosovës, Gjelosh Gjokajt, i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij artistike ia kushtoi artit pamor dhe grafikës, duke themeluar madje edhe shkollën e këtyre gjinive në Prishtinë. Me largimin nga kjo jetë, artit dhe akademizmit shqiptar të Shqipërisë do t’i mungojë së tepërmi ky visar i çmuar e i rrallë, dhe personalitet mbresëlënës i shqiptarisë, i cili duke ndjekur shembullin dhe traditën më të mirë të krijuesve, la gjurmët e veta të pashlyeshme në Kosovë, në Shqipëri e në mbarë trojet e banuara nga bashkatdhetarët tanë. I përjetshëm qoftë kujtimi i Gjeloshit dhe shpirti i tij i pastë dritë!”, nënvizohet në mesazhin e presidentit Nishani.

Share.