Nis konferenca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Hagë ka nisur konferenca e gjashtë për ecurinë në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Gjyqtari Nicolas Guillo tha se qëllimi i kësaj konference është të shqyrtojmë ecurinë e kësaj çështje.Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se janë nxjerrë 10 paketa sa i përket çështjes së nxjerrjes së informacioneve.Prokurorja e ZPS-së ka bërë të ditur se gjithashtu janë dorëzuar edhe dy kërkesa shtesë për masa mbrojtjes.“Ka pasur një kërkesë shtesë për masa mbrojtëse që do të dorëzohet nesër, kjo lidhet me provat materiale që lidhen me dëshmitarët”, ka thënë prokurorja e ZPS-së.Prokurorja ka shtuar se po hasin në vështirësi në nxjerrjen e materialeve.

Share.