Nis akcioni policor: “Stop për automjete të paregjistruara”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e Policisë do të nisë nesër fushatën “Stop për automjete të paregjistruara”, e cila ka qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj rrezikut që automjetet me defekte dhe të paregjistruara mund të shkaktojnë në rrugë.  Kontrolli i pjesëmarrësve në trafik gjithashtu do të forcohet dhe shkelësit do të sanksionohen në përputhje me ligjin, njoftohet nga ky organ. “Përkundër kontrolleve të intensifikuara të pjesëmarrësve në trafik dhe aktiviteteve të ndërmarra nga oficerët e policisë rrugore, vërehet  rritje e mëtejshme e numrit të automjeteve të paregjistruara që marrin pjesë në trafik,  thuhet në njoftim. Gjithashtu, një numër i caktuar i automjeteve marrin pjesë në trafik pa targa, ose me targa të papërshtatshme të cilat nuk janë lëshuar nga autoriteti kompetent. “Fushata do të zbatohet në periudhën nga 17 deri më 24 dhjetor,  në të gjitha rrugët kryesore,  rajonale, vendbanimet, rrugët lokale dhe rrugët e tjera ku qarkullojnë automjetet. Aktivitetet parandaluese të fushatës do të pasqyrohen në shpërndarjen e 15,000 broshurave të siguruara nga “Enti Kombëtar i Siguruesve të Malit të Zi” me logon dhe mesazhin e fushatës, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për rreziqet, rdhe pasojat e sjelljes së papërgjegjshme në trafikun rrugor, dhe në këtë mënyrë për ta ngritur atë në një nivel edhe më të lartë “, thonë nga Drejtoria e policisë.

Share.