VIDEO NGA KUVENDI-NIMANBEGU:NUK DUHET TE IKIM NGA PROBLEMET, POR TI ZGJIDHIM ME MENÇURI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, gjatë Ores së kryeminitrit ka pyetur kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq se cilat masa planifikon ti ndërmarrë Qeveria e Malit të Zi në rastin  e ndërtimit konstant të objekteve në ujdhesat e Liqenit të Shkodrës në pjesën e Krajës, ku prej viteve 1989 e deri në ditët e sotme ato po zaptohen dhe aty po behen ndertime te objekteve. Cilët persona apo organizata ndërtojnë objektet në këta ishuj?… Këto raste janë atak në marëdhënjet ndërfetare dhe ndërnacionale në Mal të Zi, dhe të gjitha janë në vendet ku ekziston harmonia ndërfetare dhe marëdhënje të mira. Këto marëdhënje duhet të mbahen të mira me çdo kusht, tha deputeti Nimanbegu.

Nga ana tjeter Kryeministri Gjukanoviq tha se pajtohet qe politika zhvillimore e cila trajton zonen e Liqenit te Shkodres duhet te inkuadroje te gjitha palet e interesuara,dhe plani hapesinor  me dedikim të posaçëm për Liqenin e Shkodrës,I  cili eshte ne fazen pregatitore, si dhe plani I menaxhimit  pesë vjeçar, I cili do të miratohet së shpejti, qartë do te definojë zhvillimin e kësaj zone. Përveç kësaj ne I kushtojmë kujdes të veçantë harmonisë ndërfetare dhe ndërnacionale, I cili e karakterizon këtë zone, dhe për këtë çështje politika e Qeverisë së Malit të Zi do të mbrojë këto vlerave pa favorizuar askënd, dhe duke mos  lejuar  asnje intervenim I cili nuk është në kuadër të rregullave ligjore.

NE VAZHDIM NDIQNI PYETJEN DHE PËRGJIGJEN PËRMES VIDEOS NË TËRËSI.

Share.