NIMANBEGU:NUK DUA TE BURGOS ME VOTEN TIME(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjate procesit te shqyrtimit te amandaenteve te deponuara ne Ndryshimet dhe plotesimet e Kodit penal ne Seancen e jashtezakonshme te Kuvendit te Malit te Zi, deputeti I Forces Genci Nimanbegu ka reaguar ne leximin e trete duke theksuar se ndryshimet ne Kodin penal ishin parapare te beheshin vetem ne pjesen e cila I perket pjesemarrjes ne formacionet e armatosura ne luftera jashte vendit, kurse disa nga deputetet ketu kane shfrytezuar rastin dhe kane propozuar amandamente me te cilat ne do te vendosim ne burg punedhenesit. “ Per mua ky propozim eshte i papranueshem dhe nuk eshte dashur te shtyhet ne kete pjese te ligjit pa u shqyrtuar aspak. Nuk kam aq mendim te mire per institucionet gjyqesore ne implementimin e ligjeve dhe me kete propozim nuk dua qe me voten time te burgosen edhe njerez te pafajshem te cilet ndoshta bartin borxhet e meparshme”,eshte shprehur NImanbegu.

Kodi penal nuk u miratua per nje vote.

Amandamentet ishin te dorezuara nga deputetet e PDS-se: Zorica Kovaceviq dhe Velko Zarubica dhe Denimet e parapara ishin:

-Nese kontributet e pashlyera arrijne shumen mbi 1000 euro,punedhenesit do te denohen me 2 vjet burgim.

-Nese kontributet e pashlyera arrijne shumen prej 10 000 euro, punedhenesit do te denohen prej 6 muaj dei ne 3 vite burgim.

-Nese kontributet e pashlyera arrijne shumen prej 100 000 euro, punedhenesit do te denohen prej 1-5 vite burgim.

Share.