Nimanbegu:Afera për rubrikën “Besoje po deshte”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës së Re Demokratike në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu i ka dërguar kërkesën kryetares së Gjykatës supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica për shkarkimin e gjykatëses Millica Popoviq lidhur me lënden gjyqësore  të njohur si K- 1 në Gjyqin ekonomik të Podgoricës.

Në kërkesën e Nimanbegut ndër të tjerat theksohet:

“Ju drejtohem juve si kryetare e Gjykatës Supreme dhe si anëtare e Këshillit gjyqësor që të ndërmerrni masat kundër  gjykatëses Millica Popoviq, për çka jeni të autorizuar në bazë të Ligjit mbi Këshillin gjyqësorë,sepse është  e qartë se për  lëndën e sipërpërmendur  Gjykata ekonomike nuk është vërrtetë kompetente  për të gjykuar një kontest të këtillë, por  kompetente është  Gjykata themelore. Edhe përkundër të gjitha argumenteve juridike lidhur me këtët çështje, dhe faktit që nuk ka evidencë në praksën gjyqësore se Gjyqet ekonomike kanë bërë gjykimin e çështjeve për kompenzimin e dëmeve të pakontraktuara, gjykatësja as që sillet kah ankesa  ndaj  jokompetencës së vetë por I cakton gjykimet duke anuar në dëm të Komunës së Ulqinit, gjithnjë si jokompetente për çështjen në fjalë, me çka e shëndrron Gjyqin ekonomik në Gjyqin e kompetencave të përgjithshme. Për këtë arsye,  është obligimi juaj profesional dhe moral që gjykatësja Milica Popoviq për shkak të kryerjes së funksionit të gjykatëses në mënyrë të pandërgjegjshme, të sanksionohet.

Është në interes të madh të palëve, gjykatës dhe shtetit të Malit të Zi që çështja e lëndës maratonike sa më parë të përfundojë, në mënyrë meritore tek Gjyqi themelor kompetent, dhe me këtë të përfundojë edhe agonija tridhjetë vjeçare e Komunës së Ulqinit. Këtë proces e pëngon gjykatësja Milica Popoviq e cila me gjykim në mënyrë të paautorizuar joligjorë dhe të pandërgjegjshëm, në afat të palogjikshëm, u sjell dëme të mëdha palëve, gjyqit dhe shtetit të Malit të Zi, sepse me vite të tëra nuk e përfundon lëndën por  e zvarrit pa nevojë.

Në bazë të arsyeve të përmendura, e paditura(Komuna e Ulqinit) do të dorëzojë kërkesë dëgjimore e më pas Aktpadi për Gjykatën Supreme,dhe ne baze te kesaj shtrohet pyetja: Deri kur shteti do të paguajë “penallti” për shkak të punëve të pandërgjegjshme të gjykatësve siç është Millica Popoviq, dhe deri kur kryetarët e gjyqeve(dhe të Gjyqit suprem)  do të tolerojnë punët e papërgjegjshme të individëve, e posaçërisht në rastet siç është lënda në fjalë ku bëhet shkelje e rëndë e ligjit.

Përkundër të gjitha arsyeve të përmendura si dhe kërkesës për shkarkimin e gjykatëses, është me rëndësi të theksohet se gjykatësja Millica Popoviq ka motiv personal që të mos e sjell Vendimin mbi jokompetencën sepse atëherë do të shtrohej pyetja se çfarë ka bërë për tërë këto vite si kompetente për këtë çështje, duke gjykuar dy herë në dëm të Komunës së Ulqinit e të cilat janë ndërprerë.

Pasiqë kjo çështje si dhe inicimi I lëndës mbi përgjegjësinë e gjykatëses Popoviq  nuk do ti shkonte në favor të karierës së saj apo të avancimit eventual në  instanca më të larta gjyqësore, është pothuajse “msheftësi” publike në Gjyqin ekonomik se gjykatësja në fjalë tenton që me çdo kusht të sjell gykim meritor dhe të gjitha kërkesat e Komunës të injorohen dhe të refuzohen si të pabaza, me qëllim që të mshefet dhe shmanget afera potenciale nga e cila rrezikohen, sepse lëndën 30 vjeçare dhe shumëmilionëshe kundër Komunës së Ulqinit vite me radhë,  Gjyqi ekonomik e ka gjykuar si jo kompetent. Në këtë gjyq  në bazë të interesave personale,të jashtëligjshme, është vlerësuar se është dëm më I vogël nëse vendimi vjen nga ana e Gjyqit administrativ për shkelje në procedure, se sa të bihet vendim ligjor mbi jokompetencën e vërrtetë pas kaq vitesh, sepse kjo do të iniconte çështjen e përgjegjësisë për punë të gjykatëses dhe do ti shkaktonte probleme  shtesë(edhe mediatike) kryetarit të gjyqit Bllazho Jovanoviqit.

Keqpërdorimet e tilla ligjore me qëllim të peshës se “cili skandal është më I madh” nuk guxon të tolerohet sepse bjen mbi themelet e sigurisë së drejtësisë në Mal të Zi dhe shkon në dëm të palëve dhe shtetit I  cili do të jetë përgjegjës  për veprimet e individëve të papërgjegjshëm.

Komuna e Ulqinit nuk do të lejojë që ky veprim I Gjyqit ekonomik të kalojë larg syve të opinionit dhe institucioneve  vendase dhe evropiane, prandaj me këtë  ankesë ju drejtohem që si Kryetare e Gjyqit Suprem në bazë të kompetencave ligjore të ndërpreni me kohë  shkeljen e rëndë të ligjit në këtë gjykatë, planifikimin e shmangjes së përgjegjësisë personale të gjykatëses dhe aferës potenciale e cila do të mund të vendosej në rubrikën “besoje po deshte”

Share.