NImanbegu: Vdekshmëria ishte më e lartë në spitale të dobëta, kurse trajtimi më i mirë në QKS (video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjate séances se sotme në  Kuvendin e  Malit të Zi u shqyrtuan ndryshimet në Ligjin mbi mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, për të cilin diskutoi edhe deputeti Genci Nimanbegu.

Ai fillimisht lavdëroj të gjithë punëtorët mjekësorë në Mal të Zi për punën që kanë bërë gjatë periudës së pandemisë, e gjithashtu lavdëroi edhe ministren  për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me Shtëpinë e shëndetit në Ulqin dhe për mundësimin e mbajtjes së koncertit falenderues në Ulqin të organizuar nga artistët e rinj nga Ulqini.

Sa I perket ligjit, Nimanbegu tha se nuk pajtohet  se qytetarët duhet të dënohen për mosmbajtjen e maskës, as sikur të dënohen me 5,10 apo 30 euro, as në vendet publike, as në vendet e hapura. Poashtu Nimanbegu tha se nuk pajtohet me masat e dënimeve për ata të cilët nuk i mbajnë maskat gjatë qëndrimit në mjetet lundruese.

Deputeti Nimanbegu, kritikoi ashpër edhe kryeministrin Krivokapiq për sjelljen e vendimeve hutuese, sidomos për ndalesat diskriminuese siç ishte ajo kundrejt Komunës së Tuzit me 25 shkurt kur e mbyllen Tuzin I cili gjendej në zonën e gjelbërt, ku si pasojë kemi qytetarë të cilët po gjykohen për këtë çështje.

Ne jetojmë në komuna që nuk kanë të njëjtën mbrojtje shëndetësore, nuk kanë të njëjtën qasje në spitale. Kemi komuna që janë afër spitaleve të mira dhe komuna që janë afër spitaleve të dobëta. Nëse komuna e Ulqinit,me 25 Mars të këtij viti kishte vdekshmëri 4 herë më të lartë se Podgorica dhe Tuzi, kurse me Tivar dhe Bijelo Pole kishim numra të ngjashëm, kjo mund të jetë një shenjë që ne të mendojmë se çka është me ato spitale. Pse është kaq shumë herë vdekshmëria më e lartë në komuna jashtë qendrës së Malit të Zi. Një numër i ngjashëm i vdekjeve që ka Podgorica, ka edhe Tuzi edhe Danillovgradi, numër të ulët,  dhe kjo tregon qartë se në Qendren Klinike Spitalore(KBC) në Podgoricë  shëndeti trajtohet më cilësisht, kurse qytetarët e Malit të Zi emeritojnë të gjithë të kenë KBC-në afër.

Share.