Nimanbegu takohet me senatorët Italian-Ndihmoni autostraden Adriatiko-Joniane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi I miqesise se Kuvendit te Malit te Zi I udhehequr nga nenkryetari i kuvendit Genci Nimanbegun, jane takuar sot me delegacionin e Senatit te Republikes se Italise ne perberje te senatorit Paolo Korsini dhe senatorit  Vito Rosario Petroqeli, te cilet gjenden ne vizite zyrtare ne Mal te Zi.

Genci Nimanbegu, ne cilesine e kryetarit te Grupit te miqesise se Kuvendit te Malit te Zi,me kete rast ka theksuar maredhenjet tradicionale ne mes te dy shteteve, duke vecuar perpraresite meqense I lidh deti I perbashket.

Nimanbegu gjate bisedes ka potencuar rendesine e ndertimit te autostrades Adriatiko-Joniane, duke I ftuar koleget nga Italia qe edhe perkunder faktit qe ndoshta ne keto momente kjo nuk eshte ne listen e prioriteteve te Unionit Evropian, te lobojne dhe ta perkrahin kete projekt per te ndihmuar lidhshmerite rajonale.

Nga ana tjeter senatori Korsini, u ka uruar bashkebiseduesve finalizimin e suksesshem te procesit te hyrjes ne NATO, kurse senatori Petroqeli, duke theksuar lidhjet ne mes te dy shteteve, tha se satusi I qytetareve Italian ne Mal te Zi dhe qytetareve malazias ne Itali, duhet te qendroje larte ne listen e prioriteteve te grupeve nderparlamentare te miqesise.

Share.