Nimanbegu: Shqiptarët do ta mbajn mend qëndrimin e PSD-së në votimin për flamur

0

Deputeti i Forcës dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka deklaruar se qëndrimi i deputetëve të Partisë Socaildemokrate në votimin për ndryshimet në ligjin për rendin publik, nga shqiptarët është kuptuar si qëndrim ndaj simboleve kombëtare shqiptare dhe jo ndaj propozimeve të bëra nga ai personalisht dhe forcat politike që përfaqëson. Sipas Nimanbegut, arsyetimet e deputetëve të kësaj partie për të mos votuar ndryshimet e ligjit, bazohen në argumente fallco dhe patriotizëm patetik, me qëllim të vetëm që të rrëzohej propozimi i tij. Ai tha se këto argumente kanë ndikuar tek deputeti liberal Popoviq për mohimin e përkrahjes, dhe se arsyet e këtij të fundit ishin të ndrysheme nga ato të PSD-së dhe nuk mund të krahasohen.

Share.

Comments are closed.