Nimanbegu reagon ndaj mbylljes së maternitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu, ka reaguar në lidhje me lajmin se materniteti i Ulqinit në të ardhmen nuk do të shërbejë më për lindje. “Tani kur duhej te vinte lajmi se Materniteti i Ulqinit do te festoje  12 vjetorin me salle te operacionit, ne fitojme Vendimin se Ministria e Shendetesise do te nderpreje funksionimin e tij, i cili eshte duke bere nje pune sa te veshtire aq edhe humane. Ky eshte nje Vendim i papranueshem dhe ne asnje menyre nuk do te kete perkrahjen time si perfaqesues i popullit. E denoj ashper nje tentim te tille dhe nje loje e cila vazhdon te perseritet me institucionet  shendetesore ne Ulqin.

Edhe gjate vitit 2014 dhe 2015 eshte propozuar centralizimi i Shtepise se Shendetit, duke dashur te behet rajonalizimin e saj, por kete akt diskriminues ndaj qytetareve fatmiresisht e naluam dy here ne parlamentin e Mali te Zi.

Nese Ministria e shendetesise ka mjete te mjaftueshme qe te hap institucione te reja shendetesore neper komunat tjera te Malit te Zi, per te cilat e pergezojme sepse sherbimet shendetesore duhet te jene sa me afer qytetareve, atehere me e vogla qe mund te beje per perkujdesjen e njejte te banoreve te Komunes se Ulqinit, eshte qe te avancoje sistemin shendetesore ne Ulqin dhe te finansoje funksionimin normal te maternitetit duke e kompletuar sallen e operimit, dhe venjen ne funksion te se njejtes.

Ne kemi mjek cilesore dhe cdo dite e me teper po plotesohemi ne fushen e mjekesise, keshtu qe nuk lejojme qe dikush te na degradoje dhe te beje kete padrejtesi ndaj qytetareve te Komunes se Ulqinit.

Ministria duhet tu jape mundesi te barabarte te rinjeve qe te specializohen ne klinikat me te mira edhe jashte vendit dhe jo te sjelle vendime te tilla te cilat ju humbin te gjitha shpresat mjekeve te rinj dhe ju pavleresohet mundi shumevjecar i shkollimit. Banoret e Komunes se Ulqinit duhet  te kene sherbime shendetesore me te rregullta dhe cilesore dhe jo tu nderpriten ingerencat e fituara. ”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Nimanbegut.

Share.