Nimanbegu: Qytetarëve u duhet drejtësia, barazia dhe sundimi i ligjit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në prag të votimit për qeverinë e re të Malit të Zi, në diskutimin përfundimtarë mbi kabinetin qeveritar të propozuar nga mandatari Krivokapiq, fjalën e rastit e ka kërrkuar edhe deputeti Genci Nimanbegu.  Ai  në diskutimin e tij tha se nuk do të votojë për këtë qeveri për shkak të arsyeve të theksuara më parë, por theksoi se   duhet  bërë reformë në shoqëri dhe duhet të forcohet dialogu.

“Është e qartë se Mali i Zi është në një udhëkryq politik, por jo në ndonjë udhëkryq historik dhe jetësor. Kjo është vetëm një nga fazat e rrugës sonë politike që e kemi nisur  në vitet 1990, me zgjedhjet e para shumëpartiake, kurse  sa i përket partive politike shqiptare që nga viti 1998, kur lirisht mund të themi se jemi larguar  nga disa ideologji totalitare dhe komuniste. Qeverinë që padyshim do të marrë mbështetjen e këtij parlamenti sot, lista shqiptare e quajtur “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, nuk mund ta mbështesë atë për arsyet që I kam theksuar  qartë këtu. Fakti që nuk mund ta mbështesim nuk do të thotë se kemi shumë kundër ndryshimeve në Mal të Zi. Ato ishin të domosdoshme, shoqëria jonë ka nevojë për shërim. Por, edhe jashtë dialogut tim politik, dua të porosis  edhe  përfaqësuesit e serbëve etnikë, malazezëve etnikë, boshnjakëve, shqiptarëve dhe myslimanëve, të gjithë atyre që ndihen kosmopolitë: Nëse nuk e përdorim këtë mundësi për të forcuar dialogun tonë politik, nëse nuk e përdorim këtë mundësi për të bërë reformën  brenda nesh, e kjo  për komunitetin politik shqiptarë do të thotë se “Lista e Shqiptare” do të përpiqet  që periudhën  e ardhshme ta përdor  për tu homogjenizuar rreth  deklarimit të saj politik. Kjo do të thotë që ne do të udhëheqim qartë politika të përgjegjshme, me të cilat do të kemi kredibilitet,  do të jemi  më demokratikë dhe  me shembullin tonë personal  do të tregojmë se si duhet të udhëheqet politika. Pavarësisht se sa deputetë janë këtu që do të vrapojnë, qoftë në  kuptimin demagogjik ose në aspektin kombëtar, mesazhi është i qartë: qytetarëve të Malit të Zi u duhet  drejtësia,  ata kanë nevojë për barazi dhe ata kanë nevojë për sundimin e ligjit. Se a do ta shfrytëzojë kjo  qeveri  këtë,  unë kam dyshimet e mia personale, sepse është shumë heterogjene. Por   gjithsesi  të gjithë ne kemi nevojë për  dialog dhe të gjithë duhet ta vlerësojmë atë dialog”, tha deputeti Nimanbegu.

Share.