Nimanbegu qytetareve te Malesise: Ju ndodheni ne nje izolim shoqerore por me nje qellim fisnik(video)

0

Nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu gjate dites se sotme u eshte drejtuar qytetareve te Malesise, si shenje solidarizimi me situaten ne te cilen ndodhen nga virusi COVID 19. Ai deklaraten e tij e filloi me fjalen “Tungjatejeta” dhe me pas u drejtua me nje lutje:  “Ju lutem qe sfiden e COVID 19 ta pranoni sin je sfide ecila eshte ndryshe nga sfidat qe keni pasur me pare. Sfidat kalohen me sacrifice dhe me discipline,me urtesi dhe me solidaritet. Sakrificen qe ju kane sugjeruar institucionet shendetesore eshte e tille: Rrini ne shtepi, shmanguni kontaktit maksimalisht edhe me anetaret e familjes. Per kete duhet discipline dhe urtesi. Une jam I bindur qe familjet, burrat e grate e Malesise e kane kete. Ju ndodheni ne nje izolim shoqerore por me nje qellim fisnik, qe te ndalet perhapja e virusit COVID 19. Mbajeni higjienen e duarve, higjienen e hapesirave, distancen fizike dhe shoqerore. Dhe te dini: Nuk jeni vetem, perkrahja e te gjithe njerezve ne Mal te Zi do te ju tregohet. Duhet te mundesohet qe profesionistet shendetesore te bejne punen, prandaj respektoni urdherat e tyre. Tuz, te gjithe jane me ju, padallim gjinie, moshe, kombi dhe vendlindje dhe jam I sigurte qe do te delni me te forte se kurre. Prandaj, rrini ne shtepi dhe nuk jeni vetem. Ky apel vlen per te gjithe qytetaret si per Tuz, per Ulqin, Bijello Pole, Herceg Novi, te gjitha shtetet e rajonit dhe te gjithe boten.  Ju lutem rrini ne shtepi se nga kjo mvaret shendeti  jone”, perfundoi Nimanbegu.

 

Share.