Nimanbegu: Problemet duhet të zgjidhen së bashku ne mes te prodhuesve, ministrisë dhe ekspertëve(video)

0

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu i ka shtruar pyetje  Ministrit të bujqësisë dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq, lidhur me mbrojtjen e ullishtës në Ulqin dhe në veçanti pjesën e Valdanosit. Ai ndër të tjera e pyeti ministrin për numrin e ullishtarëve dhe prodhuesve të regjistruar në Mal të Zi ,cilat ullishta gëzojnë mbrojtjen e posaçme dhe cilat masa merr shteti për mbrojtjen e këtyre zonave. Ministri u përgjigj se numri i ullishtarëve të regjistruar në Mal të Zi është 351, prej të cilëve në Tivar 173 kurse në Ulqin 110. Në Ulqin ekzistojnë 80 mije rrënjë ulliri në sipërfaqe prej 93,77 hektarë tokë prej të cilëve në Valdanos 1300 rrënjë janë të thara, kurse 4500 duhet te regjenerohen. Nimanbegu në komentin e tij theksoi se sipas raportit të Institutit Bioteknik infestimi i ullishtës së Valdanosit ka rezultuar të jetë dhjetë herë me i lartë se ne pjesët normale në Tivar dhe kërkoi nga ministria angazhim më të madh për të zgjidhur këtë problem në bashkëpunim me prodhuesit bujqësor dhe ekspertët.

Share.