NIMANBEGU PRET TË OPEROHET

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Televizioni Teuta  para pak çastesh nga Kabineti I kryetarit të Komunës mësoi  se  sot në mëngjes  kanë pasur kontakt telefonik me dy të aksidentuarit dje  në mëngjes në aksin rrugor  Ulqin- Tivar, në Kërruç.

Nënkryetari I Komunës, Ardian Mavriqi ndodhet I shtruar në Spitalin e Tivarit, ndërsa shoferi I Komunës ,Albert Nimanbegu  në Qendrën klinike në Podgoricë edhe pritet të operohet si pasojë e lëndimit të fractures së ashtit të këmbës.

Të lënduarit I kanë vizituar autoritetet më të larta të Komunës,Kryetari  Fatmir Gjeka dhe Fuad Haxhibeti, kryetar I Kuvendit.

Share.